Mblidhet kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën në rend dite janë disa pika.

Me fillim prej orës 11:00 sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe sipas njoftimit, aty do të diskutohet për përgatitjet për Seancën plenare të radhës.

Në rend ditë janë pikat:

Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbalit nga Seanca e mëparshme, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III), shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shëndetësi dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021.