Serbi: Djali vret nënën, më pas edhe veten

Në Ruma të Serbisë, djali ka vrarë nënën e tij, e më pas ka kryer edhe vetëvrasje.

Mediat serbe raportojnë se trupat e pajetë i gjeti vajza e dorasit.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe Ministria e Brendshme e Serbisë.