Mblidhet qeveria, pritet të votohen masat e reja anti-COVID

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot nga ora 17:30. Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi dërguar medieve.

Në këtë mbledhje pritet të votohen masat e reja anti-covid.

Një ditë më parë ministri Arben Vitia ka paralajmëruar se do t’i propozoj qeverisë masa të reja.

Krejt kjo për shkak të rritjes së madhe të numrit të rasteve pozitive me COVID-19.