Distria Krasniqi fiton Medaljen e Artë

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka reaguar pasi që Distria Krasniqi fitoi Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike.

Kuka me anë të një postimi e ka cilësuar Distrian si krenaria e kombit, transmeton Fokusi.info.

“Kampione olimpike. Disi, krenari e Kombit. Xhudo për popullin shqiptar, kudo anembanë botës”, ka shkruar Kuka.

Distria Krasniqi arriti që në finale ta mposht japonezen, Tonaki Funa./Fokusi.info/