Mbrojtësit ukrainas sulmojnë njësitë ruse të fshehura në një fshat

Video e publikuar nga The Sun, tregon momentin dramatik kur mbrojtësit e Ukrainës, sulmojnë njësitë ruse të fshehura në ndërtesa banimi të ukrainasëve në një fshat në jug të vendit.

Brigada e 45-të e Artilerisë së Veçantë të Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se sulmi ndodhi në një fshat afër qytetit të Huliaipole në rajonin jugor të Ukrainës të Zaporizhzhia Oblast.

Brigada bëri shaka se organizuan një “festë djallëzore” për njësinë pushtuese pasi i vunë re që po udhëtonin në fshatin ukrainas.

Brigada ukrainase tha se: “Në një nga fshatrat në rajonin e Huliaipole, orkët organizuan një lëvizje masive. Ata ishin shumë të zënë – ata ndoshta po kërkonin një DJ dhe instrumente muzikore. Me ndihmën e topave prej 45 fishekësh dhe bashkëpunimin me njësitë e zbulimit ajror të 15 GU DVKR dhe Azov, organizuam një festë djallëzore për ta”.

Në pamje, forcat mbrojtëse identifikojnë disa ndërtesa në fshat dhe hedhin bomba mbi pozicionet ruse, duke shkatërruar pajisjet ushtarake dhe duke vrarë ushtarët e armikut.

Trupat ruse pushtuan Ukrainën më 24 shkurt në atë që Kremlini e quan ende një “operacion special ushtarak”.

Nacionale.com