Zyrtare: Barcelona transferon Junior Firpon

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësin Junior Firpo nga Real Betisi.

Klubi katalunas ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Njoftimi i transferimit të tij erdhi nga vet Barcelona, e cila e bëri zyrtare në faqet e tyre.

“Barcelona dhe Real Betis kanë arritur marrëveshje për transferimin e Junior Firpo për një shumë prej 18 milionë eurosh plus 12 milionë euro tjera bonuse”.

“Lojtari do të nënshkruajë një kontratë me klubin për pesë sezonet e ardhshme, deri në 30 qershor të 2024, me një klauzolë prej 200 milionë eurosh”, thuhet në njoftimin e klubit katalunas.

Në sezonin 2018/19, ai ka luajtur 29 ndeshje (24 në ligë, katër në Ligën e Evropës dhe një në Copa del Rey), duke shënuar tre gola.

Golat e tij erdhën në barazimin kundër Celta Vigos, në Camp Nou gjatë fitores 3-4 ndaj Barçës, dhe kundër Real Sociedad (1-0). Ai gjithashtu siguroi pesë asistime.