Mbyllet faqja zyrtare e Policisë në Facebook

Faqja zyrtare e Policisë së Kosovës në Facebook, Kosovo Police, është mbyllur, raporton Fokusi.info.

Policia e Kosovës thotë se faqja është mbyllur për shkak të problemeve teknike.

“Referuar interesimit tuaj ju informojmë se, për arsye të problemeve (teknike) të shfaqura, facebook-u zyrtar i PK-së është jashtë funksioni. Lidhur me këtë janë marrë masat adekuate përmes mekanizmave kompetent, me qëllim të evitimit të problemit”, thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës./Fokusi.info/