Mbyllja e AKP’së nga Qeveria Kurti mund t’i sjellë dëme të mëdha ekonomisë

Këtë të shtunë nuk u pa asnjë punëtor në oborrin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

E kështu qetë, jo vetëm ditëve të fundjavës, por vendi ku gjendet kjo agjenci do të mbetët së shpejti. Kjo, pasi që Qeveria Kurti është zotuar ta shuajë këtë agjenci.

Megjithatë, mbyllja e saj do të shkaktonte humbje të mëdha ekonomike dhe pasoja juridike.

Kështu të paktën thotë Ferat Shala, kryetar i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës.

Shala për T7 ka përmendur disa nga dëmet që do të shkaktonte mbyllja e AKP.

E si shqetësuese e mbyelljen e AKP e shohin edhe ekonomistët.

Nagip Skenderi thotë se kjo do të mundësonte humbjen e kompetencave dhe autonomisë e saj.

Skenderi thotë që qeveria me këto veprime po bën kapjen e shtetit.

Lidhur me këtë temë T7 ka kërkuar që të marrë përgjigje edhe nga Qeveria e Kosovës, megjithatë këta të fundit nuk kanë qenë të qasshëm.