Kuvendi miraton vendimin e qeverisë për masat e emergjencës për furnizim me energji

Kuvendi ka miratuar sot vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, pasi dje nuk kishte kuorum për miratimin e këtij vendimi.

Vendimi është miratuar me 57 vota për, 17 abstenime dhe asnjë kundër.

Ishte kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila kërkoi që të votohet sërish sot për këto masa.

Meqë kjo pikë nuk u votua dje në mungesë kuorumi u desh që të votohet për mocion procedural që e njëjta të hidhet në votim edhe sot. Për këtë mocion 77 deputetë nga 95 sa ishin të pranishëm votuan pro, nuk kishte asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.