McAllister: Dialogu Kosovë-Serbi do të jetë pjesë e konferencës së Berlinit

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister pret që takimi i liderëve në Berlin, më 29 prill të kontribuojë në vazhdimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij është një qëllim i përbashkët i Bashkimit Evropian.

“Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës do të jetë pjesë e konferencës në Berlin, por ajo nuk është për të zëvendësuar aktivitetet e Shërbimit të Jashtëm Evropian të Veprimit dhe Përfaqësuesve të Lartë. Qëllimi ynë i përbashkët është të vazhdojë dialogu”, tha McAllister.