Parashikimi i motit

Për të Martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku gjatë orëve të pasdites pritet gradualisht vranësirat të tërhiqen. Në mëngjes ka mundësi të ketë mjegull lokale nëpër lugina dhe ultësira.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-23 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 17°C.