“Me shishe birre kokës”, shqiptarët përleshen me italianët, 5 të arrestuar, 7 në kërkim

Karabinierët e Kompanisë dhe të Stacionit të Frascati me ndihmën e atyre të Njësisë Hetuese të Grupit Frascati ndërhynë për të shuar një përleshje të dhunshme në Piazza Monte Grappa në Frascati.

Përleshja ka ndodhur mbrëmë në mesnatë. Alarmi u dha ngady karabinierë, të cilët në momentin që kanë parë përleshjen ishin jashtë orarit të punës. Forca të shumta policie arritën në vendngjarje, duke arrestuar 5 vetë dhe 7 u arratisën, shkruajnë mediat italiane.

Në pranga përfunduan një shtetas italian, nga Roma 23 vjeç i papunë dhe me precedentë të shumtë, dhe 4 shtetas shqiptarë nga 19, 22, 25 dhe 26 vjeç. Asnjë prej shqiptarëve nuk rezultonte problematik me ligjin deri para ngjarjes, ndërsa punonin në zonën përreth.

foto galeri PreviousNext
Karabinierët gjatë kontrollit të ushtruar, i gjetën 23 vjeçarit italian drogë dhe apra të gatshme, ndërsa shqiptarit 26-vjeçar i gjetën një thikë. Kështu, ata do të procedohen edhe për drogë e armëmbajtje pa leje.

Të arrestuarit dhe ata që u arratisën janë përleshur ashpër me njëri-tjetrin, duke përdorur grushte, por duke i thyer njëri –tjetrit edhe shishe birre në kokë. Dy të arrestuar janë trajtuar në urgjencë, pasi kishin marrë plagë e infeksione në trup. Vetëm shqiptari 26 vjeç u mbajt në burg, ndërsa të tjerët u dërguan në arrest shtëpiak. Policia italiane po punon ër identifikimin dhe shoqërimin e të arratisurve.

Balkanweb