Përfundon dëshminë dëshmitari i 19-të në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Në seancën e së mërkurës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 19-të në këtë çështje.

I njëjti mban kodin 04566 dhe është dëshmitar i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i cili dëshminë e ka dhënë tërësisht në sesion privat.

Ndryshe, ky dëshmitar ka filluar dëshminë e tij ditën e djeshme, po ashtu në sesion privat.Në këto rrethana, seanca e sotme ka përfunduar dhe ky gjykim do të vazhdojë më 4 shtator 2023.