Pëson sulm në zemër derisa po voziste motorin, vdes 71 vjeçari

Një 71 ka vdekur pasi ka pësuar sulm në zemër derisa po voziste motorin.

Ai ka humbur kontrollin e motorit me të cilin po lëvizte rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Shkodër – Koplik dhe më pas është aksidentuar.

Paraprakisht dyshohet se shkak për vdekjen e të moshuarit është bërë sulmi në zemër pasi nga aksidentimi nuk ka pasur dëmtime.

Hetimet po vazhdojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit/ Abcnews.