Mediat gjermane: Nëse Greqia zbaton zgjerimin me 12 milje, Turqia do e shohë si shkak për luftë

Revista Gjermane Der Spiegel ka komentuar vendimin e parlamentit grek për të votuar pro projektligjit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për shtrirjen e ujërave territoriale të vendit në 12 milje detare në Detin Jon.

“Vendimi është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, por ai gjithashtu jep një perspektivë, të cilën Turqia e hedh poshtë kategorikisht”, thuhet në artikullin e publikuar nga mediat greke që i referohet Der Spiegel. Sipas revistës gjermane“nëse Athina zbaton këtë zgjerim në Egje, Turqia mund ta shohë atë si një shkak për luftë”.

“Nëse Athina zbaton këtë zgjerim në Egje, Turqia mund ta shohë atë si një shkak për luftë. Athina mund të argumentojë se nuk po planifikon të marrë më tej ujëra territoriale. Sidoqoftë, Mitsotakis vazhdimisht theksoi se me ligjin e ri kjo mund të bëhet dhe se Greqia do të vendosë vetë kur dhe në çfarë mënyre dhe në çfarë kushtesh.