Mediat italiane, ja cila skuadër e Serisë A është e fokusuar historikisht në tregun shqiptar

Nëpërmjet një vëzhgimi të bërë në lidhje me talentet e rinj, portali italian “Calciomercato.it” ka dalë në konkluzionin se Empoli është klubi italian i cili është fokusuar historikisht në tregun shqiptar.
Media italiane ka sjellë si shembull rastin e mbrojtësit shkodran Elseid Hysaj dhe futbollistin Kleis Bozhanaj që është duke shkëlqyer me të rinjtë e Empolit. Bozhanaj ishte pjesë e moshave të Dinamos në vitin 2016 para se të transferohej te skuadra italiane.

Ndërkohë kujtojmë që e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Hysajn, i cili në sezonin 2009-2010 u largua nga FK Shkodra për t’iu bashkuar akademisë të Empolit, teksa disa sezone më pas arriti të kalonte te ekipi i parë, duke u shndërrua në një ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Afrimet nga Shqipëria kanë rezultuar të goditura për klubin italian, i cili është në kërkim të xhevahirëve të rinj shqiptar./Panorama