Zyrtare: Almedin Klinaku transferohet te Llapi

Skuadra e Llapit ka transferuar talentin Almedin Klinakun, shkruan Fokusi.info.

Klinaku është 18 vjeçar dhe ishte pjesë e skuadrës së KEK-ut në edicionin e kaluar.

18 vjeçari ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me skuadrën e Llapit.

Ja njoftimi i klubit:

“Mirësevjen ALMEDIN KLINAKU

18 vjeçari vie nga skuadra e KEK-ut
Podujevë, 22 dhjetor 2020 – Petkut të futbollistëve perspektiv dhe premtues për të ardhmen nga dita e sotme iu është bashkangjitur edhe mesfushori i krahut të djathtë, Almedin Klinaku.

Në ambientet e stadiumit ‘Zahir Pajaziti’, Klinaku firmosi kontratë që e mban në klub deri në vitin 2025, teksa sot për herë të parë u prezantua me fanellën e klubit të ri të tij, KF Llapit.
Almedin Klinaku, i lindur më 16.12.2002, 18 vjeç, i gjatë 1.74 cm, luan si mesfushor i krahut të djathtë si dhe mesfushor ofanziv.

Këmba e tij e preferuar është këmba e majtë. Shquhet për teknikën e mirë, depërtimet nga krahu dhe gjakftohtësinë e precizitetin para portës.

Trajneri Tahir Batatina ka vëzhguar shumë ndeshje të Almedin Klinakut me skuadrën U-19 të KEK-ut, deri sa ka mbetur shumë i kënaqur me paraqitjet e tij, të cilat ishin vendimtare që sot Klinaku të jetë pjesë e Llapit për periudhën 2020-2025.

Paç suksese me fanellën e Llapit, Almedin”, shkruan Llapi.