Mediat ndërkombëtare raportojnë për tërmetin e fuqishëm në Shqipëri

“Euronews”, “Reuters”, “BBC”, “CNN” janë vetëm disa nga mediat ndërkombëtare që po raportojnë për tërmetin e fuqishëm në Shqipëri, ku deri tash raportohet për 4 të vdekur.

“BBC” shkruan “Tërmeti i fuqishëm 6.4 magnitudë godet Shqipërinë”.

“CNN” shkruan: “Të paktën 140 persona janë lënduar nga tërmeti 6.4 ballë në Shqipëri”. Bën të ditur edhe për ndërtesat e shembura e viktimat.

“Euronews” në titull kryesor të lajmit shkruan “Shqiptarët reagojnë ndaj tërmetit më të fuqishëm në dekadat e fundit”.

“Reuters” raporton edhe për vendet ku është ndjerë tërmeti.

Tabolidi britanik “Dailymail” shkruan për tre persona të vdekur nga tërmeti i fuqishëm.

Tërmeti është raportuar edhe nga mediat të tjera të huaja, italiane, greke dhe amerikane.