Mediumi gjerman shkruan për kosovarin që i mbijetoi COVID-it pas pesë javë në koma

Ngjarja e Valon Krasniqi, ka bërë bujë në Gjermani.

30 vjeçari nga Kosova  më 17 gusht, ishte kthyer në Gjermani pas një pushimi që kishte kaluar në Shqipëri me familjen e tij.

Mediumi gjermani WDR i ka kushtuar një artikulli atij për mrekullinë që i ka ndodhur duke mbijetuar nga koronavirusi dhe duke dalë nga koma pas pesë javësh, përcjell Klankosova.tv.

Ai dhe motra e tij nuk po ndiheshin mirë me shëndet.

Kur u testuan ata dolën pozitivë me COVID-19.

Motra e tij pati vetëm disa simptoma të lehta, por 30 vjeçari u godit rëndë nga koronavirusi.

Kosovari nuk ishte i vaksinuar ani pse kishte tentuar që të vaksinohej, por në atë kohë vaksina ishte ende në mungesë dhe thuhej se duhet t’u jepej përparësi të moshuarve.

Pas disa ditësh ai mezi merrte frymë, mezi hante dhe pinte diçka.

Familja e thirri ambulancën që e çoi në një klinikë në vendlindjen e Krasniqit, Bergheim.

Intervenimi urgjent pas një jave

Në spital mjekët dhe infermierët e përcillnin gjendjen e 30-vjeçarit, e cila keqësohej me shpejtësi. Pas një jave ai mori edhe një trombozë në krahun e djathtë dhe u transferua në spitalin St. Vincent në Koln.

Më 26 gusht, mjekët kryen një operacion urgjent për t’ia shpëtuar jetën.

“Dhe në të njëjtën mbrëmje që më operuan, më futën artificialisht në koma”, thotë Krasniqi me zë të ulët gati katër muaj më vonë. Burri i stërvitur mirë, i cili dikur peshonte 93 kilogramë, tani është vetëm një hije e vetes, Krasniqi është i dobësuar në rreth 65 kilogramë. Të bardhët e syve të tij janë zverdhur për shkak se mëlçia e tij kapitulloi para barnave të shumta që Krasniqi i ka marrë në muajt e fundit, shkruan mediumi gjerman përcjell Klan Kosova.

Por Krasniqi iu rikthye buzëqeshja.

Ai mbijetoi.

Pesë javë në koma, gati dhjetë javë në frymëmarrje artificiale

Lufta e vërtetë me virusin filloi në koma

Në atë moment mushkëritë e 30-vjeçarit ishin aq të dobëta sa mjekët duhet t’i bënin frymëmarrje artificiale.

Deri më 2 nëntor, gati dhjetë javë, Krasniqi qëndron i varur në ECMO , një lloj mushkërie artificiale që furnizon gjakun me oksigjen.

Edhe kur ekipi mjekësor mundi ta nxirrte nga koma pas pesë javësh, ai mbeti i lidhur me aparatin.

Familja i qëndroi çdo herë pranë të riut.

Gruaja dhe motra e tij bënë gjithçka që munden për ta bërë 30-vjeçarin të ndiejë se familja e tij është pranë tij.

Mbështetje kishte edhe nga ekipi i kujdesit në njësinë e kujdesit intensiv.

“Kur isha në gjendje vegjetative, infermieret më mbanin në vesh zëra nga familja ime, veçanërisht nga gruaja dhe motra ime” , tha Valon Krasniqi për mediumin gjerman.

Gruaja e 30 vjeçarit shfrytëzonte kryesisht vizitat  për ta dekoruar dhomën e spitalit me foto të të afërmve dhe miqve.

Ajo i mbyllte fotografitë dhe letrat që mbesat dhe nipërit e Krasniqit i shkruajnë për të.

E gjithë kjo vetëm për ta bërë atë të dihej më mirë.

Profesori Christian Stassburg, storien e 30 vjeçarit po e vlerëson si të madhe të suksesit.

Valon Krasniqi, aktualisht po trajtohet nga ai në Spitalin Universitar të Bonit.

Për shkak të natyrës së tij pozitive, ai ua lehtëson edhe mjekëve dhe infermierëve punën.

Storien e plotë mund ta ndiqni KËTU