Mediumi qeveritar serb: Policë specialë në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, mund të hiqen barrikadat

Mediumi në gjuhën serbe “Kosovo Online”, që financohet nga qeveria serbe, ka raportuar se pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës janë vendosur në urën e Bistricës, rruga që të çon nga Mitrovica në Leposaviq.

Sipas këtij mediumi, Njësia Speciale është vendosur atje me pesë xhipa të blinduar dhe thuhet se aty mund të vendosen postblloqe ose se ndoshta mund të jetë njoftim për heqjen e barrikadave, transmeton Express.

Ura e Bistricës gjendet në rrugën kryesore Mitrovicë-Rashka, jo shumë larg kthesës për Banjsko në drejtim të Leposaviqit dhe pikës kufitare të Jarinjës.