Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale të shkurtra kohore me diell dhe shtim të vranësirave të cilat gjatë pasdites së vonshme do të sjellin reshje lokale shiu. Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe të enjten, por jo pa ndërprerje në tërë territorin

Në Shqipëri sot po ashtu pritet të mbajë mot me intervale të shkurtra kohore me diell paradite në jug dhe perëndim, kurse gjatë ditës do të ketë shtim të vranësirave dhe reshje lokale shiu. Gjatë mbrëmjes dhe natën priten reshje intensive shiu dhe rrebeshe lokale intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë, fillimisht në veriperëndim dhe pastaj duke u zhvendosur gradualisht në drejtim të qendrës dhe jugut.

Në Maqedoninë e Veriut sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira, kurse në Mal të Zi nesër pritet mot tërësisht i vranët dhe me reshje dhe rrebeshe të fuqishme shiu.

Të enjten në tërë rajonin na pret mot kryesisht i vranët dhe mjaft i freskët. Vende-vende dhe herë pas here priten reshje lokale shiu. Erërat do të fillojnë të fryjnë nga veriu të cilat do të kushtëzojnë ulje të ndjeshme të temperaturave. Në viset më të larta malore mund të ketë edhe reshje bore.

Nga e premtja pritet përmirësim gradual i motit, ndërsa për fundjavë na pret mot kryesisht stabil, me alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë ngritje./Meteoballkan