Memli Krasniqi prezanton kandidatin për kryetar të Obiliqit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka prezantuar sot kandidatin për kryetar të ardhshëm të Komunës së Obiliqit, Hanefi Musliun.

Kreu i PDK-së, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se qytetit që i jep energji Kosovës, i duhet transformim, që i jep energjinë e duhur qeverisëse qytetarëve, transmeton Fokusi.info.

“Hanefiu ka vullnetin, përgjegjësinë dhe me një ekip profesionistësh, të rinj e të reja, do të qeverisin me transparencë komunën – si dhe të sjellin projekte të mëdha për qytetin tonë industrial”, tha Krasniqi.

Postimi i plotë i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

Obiliqit, qytetit që i jep energji Kosovës, i duhet transformim, që i jep energjinë e duhur qeverisëse qytetarëve. Dhe kjo do të ndodhë me fitoren e Hanefi Musliut, kandidatit të PDK-së për kryetar të Komunës.

Hanefiu ka vullnetin, përgjegjësinë dhe me një ekip profesionistësh, të rinj e të reja, do të qeverisin me transparencë komunën – si dhe të sjellin projekte të mëdha për qytetin tonë industrial.

Më shumë punësim, projekte inovative, mjedis të pastër janë prioritetet e Hanefiut, për ta bërë qytetin një krenari për qytetarët e gjithë Kosovës.