Mërgimtari nga Anglia investoi në Kosovë, por i pakënaqur me kushtet

Mërgimtari nga Anglia, Shpend Musliu, para një viti vendosi të investojë në Kosovë, që erdhi duke e hapur një fermë të dhive të kuqe në fshatin Marevc.

Ai në një intervistë tregon se nga dita e parë që ka investuar, është përballur me shumë probleme.

Prishtinasi që është kthyer nga Anglia për të investuar në Kosovë ankohet për mungesën e energjisë elektrike, që së fundi i është vjedhur edhe kabllo e rrymës, pastaj mosndihma e shtetit karshi veterinarëve dhe mos subvencionimi nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkohë, mërgimtari kujton ofertat që diplomatët e Kosovës i bënin në Londër, që mërgimtarët të investojnë në Kosovë, e që ishin veç fjalë boshe.