Mësohen tre emrat e parë për kryetar të LDK’së

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK’së), Naser Rugova, ka bërë të ditur tre emrat e parë që po pretendojnë të bëhen kryetar të kësaj partie. Lumir Abdixhiku, Anton Çuni dhe Kujtim Shala janë emrat që po përmenden për të parin e LDK’së.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Naser Rugova thotë se nuk ka rëndësi se kush bëhet kryetar i ri, e rëndësishme është që kryetari i ri ta bëjë ndryshime në LDK.

“Pak ka rëndësi nëse Kryetar bëhet Lumiri, Antoni, Kujtimi apo dikush tjetër. E rëndësishme është që Kryetari i ri ta bëjë një prerje kirurgjike me boshtin e te keqes në LDK, gardën e atyre që për 10 vite e kanë privatizuar partinë. Vetëm kështu ka shpresë të rikthehemi”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku LDK’ja doli e treta në listë për nga numri i votuesve.

Ndryshe mbrëmë Anton Çuni ka qenë i pari zyrtar i kësaj partie që ka shpallur kandidaturën për të parin e LDK’së.