Mësohet çmimi i biletave për sfidën Maqedoni – Kosovë

Në mbledhjen e mbajtur sot Federata e Futbollit të Maqedonisë ka marrë vendim që çmimi i biletave për tribunat kryesore Jug-Veri, në sfidën ndaj Kosovës, të jetë 300-400 denarë (rreth 5 euro), transmeton KTV.

Tashmë është vendosur që kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Toshe Proeski Arena”, në Shkup që ka kapacitet prej 33 mijë ulëseve.
Për “Dardanët” pritet të ndahen rreth 3 mijë bileta.

Kosova luan në udhëtim ndaj Maqedonisë gjysmëfinalen e Ligës D të Ligës së Kombeve më 26 mars dhe në rast të fitores ajo, më 31 mars, në finale do ta përballet si mysafire me fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale Gjeorgji – Bjellorusi.