Mësoni se kush janë 10 personat më të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës për vitin 2021.

Në këto zgjedhje, personi më i votuar ka dal të jetë kandidatja për president të Kosovës, Vjosa Osmani me 300,788 vota.

Ndërsa listën e dhjetë personave më të votuar e mbyll Armend Muja nga Lëvizja Vetëvendosje me 44 mijë e 73 vota.

Nga kjo listë, nga 10 më të votuarit janë nga LVV, kurse PDK dhe LDK me nga një deputetë.Në këtë listë, 4 më të votuarit janë femra.

Kjo është lista e plotë e top 10 personave më të votuar në nivel vendi:

1. Vjosa Osmani (LVV) – 300,788 vota

2. Glauk Konjufca (LVV) – 200,641 vota

3. Arben Vitia (LVV) – 107,813 vota

4. Enver Hoxhaj (PDK) – 100,518 vota

5. Donika Gërvalla (LVV) – 71,720 vota

6. Avdullah Hoti (LDK) – 69,640 vota

7. Vasfije Blair (LVV) – 60,885 vota

8. Mimoza Kusari – Lila (LVV) – 53,563 vota

9. Avni Dehari (LVV) – 51,116 vota

10. Armend Muja (LVV) – 44,073 vota