Meta: Të bëhet testi falas në kufi

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të qëndrojë pranë qytetarëve dhe të marrë masa për informimin e tyre me transparencë në lidhje me situatën në kufi.

Sipas kreut të shtetit, Pika Kufitare e Kakavijës ndodhet në prag të një krize humanitare dhe qytetarët nuk mund të trajtohen si njerëz pa atdhe.

“Qytetarët shqiptarë, të cilët prej ditësh ndodhen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në kushte tejet të vështira dhe në prag të një krize humanitare, nuk mund të trajtohen si njerëz pa Atdhe dhe pa shtet”, shkruan Meta në Facebook.

Ai apelon që të realizohet tamponi falas në vendin ku po qëndrojë emigrantët. Gjithashtu sugjeron që kontaktet me Greqinë të jenë konstante dhe në funksion të një zgjidhjeje të menjëhershme. Ndërkohë palës greke i kërkon në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë që të bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e situatës.

“Imazhet e së cilës turpërojnë të dyja vendet”, shkruan Meta.<