Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat maksimale të ditës do të ndërmjet 19-23 gradë Celsius.

“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e para të ditës parashihet të ketë mjegull në ultësira dhe në vende rrëzë maleve.Vranësira të pakta mund të ketë për rreth relievit malor”, transmeton Fokusi.info.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.