Meta: Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Thaçit, lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë

Presidenti, Ilir Meta, ka vlerësuar aktin e Hashim Thaçit për të dhënë dorëheqjen nga detyra për shkak të konfirmimit të akuzave nga ana e Gjykatës Speciale.

Kreu i Shtetit përsëriti qëndrimin se beson në pafajësinë e Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tjerë dhe shtoi se ky është një moment për të forcuar unitetin për interesin kombëtar.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike. Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën.

Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar”, shkruan presidenti Meta.