Nis mbledhjen e parë Kryesia e re e Kuvendit

Ka nisur sot mbledhja e parë e Kryesisë së re të Kuvendit të Kosovës.

Rendi i ditës parashikon shqyrtimin e kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore-SEECP dhe shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca thirri mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës të Legjislaturës VII.

Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës më datën 26 dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që Qeveria e re ende nuk është formuar.