Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe e paqëndrueshëm. Do të jetë ftohtë dhe me vranësira të cilat do të marrin karakter zhvillimi duke kushtëzuar rrebeshe shiu e më shumë rrebeshe bore. Reshjet nuk do të zgjasin shumë dhe do të jenë të karakterit lokal, por në ndonjë rajon ku ato janë aktive mund të jenë të dendura edhe pse afatshkurtra.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veirore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë. Në disa rajone mund të ketë ndonjë intervale kohor me diell, njëkohësisht në disa rajone priten reshje lokale shiu ose rrebeshe afatshkurtra bore në viset kodrinore-malore. Në shumicën e rajonit edhe nesër e pasnesër do të jetë thatë ose me reshje simbolike.

Mot i ngjashëm pritet edhe të premtën, ndërsa për fundjavë apo vikend pritet depërtimi i ciklonit nga Mesdheu me reshje të dendura të përziera atmosferike: herë borë e herë shi. Vende-vende dhe herë pas here priten reshje të dendura bore të cilat pritet të na dhurojnë shfaqje spektakolare dimërore./Meteoballkan