Milaim Zeka flet për rrahjen në RTK mes Tomë Gashit dhe Nol Nushit

Gazetari Milaim Zeka ka folur për një incident që tha se ka ndodhur pas një debati në RTK, e ku edhe ai ishte prezent.

Zeka në Tv Dukagjini tha se ka ndodhur për shkak se gjatë debatit Tomë Gashi ka fyer rëndë Nol Nushin dhe e ka vazhduar edhe menjëherë pas debatit.

“Toma e fyeu shumë rand Nol Nushin dhe më pas ai e gjuajti me ujë e ne nderhymë e nuk e lamë me u ba diçka ma e keqe”, tha Zeka, teksa shtoi se Gashi i thoshte Nushit shpesh se ‘a i ke ga nanës a motrës”.