Milaim Zeka fyen rëndë aktivistin Jasharaj, ndërhyn autori i emisionit

Durim Jasharaj, aktivisti i shoqërisë civile dhe Milaim Zeka, ish deputet janë përplasur mbrëmë në një emision live.

Përballja nisi kur Milaim Zeka it ha Jasharaj që je “si parashutist i Vetëvendosjes”.

“Me strategjinë qe po e perdor për mu tingëllon si parashutist i Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Zeka.

Pas kësaj ka reaguar Jasharaj duke mos e konsideruar fjalën e tij.

“Ti thuam cka të dush se nga ti nuk prekna. Nuk të konsideroj që ki legjimitet politik a njerëzor”, tha ai.

E kjo e bëri që Zeka të shpërthej në sharje e ofendime duke e quajt rrugaç

“Ti je super rrugaç, rri more rrugaç tip o me kallxon mu se çka jam”, u shpreh Zeka.