Milaim Zeka: Mund të ketë ‘marrëveshje nën tavolinë’ që Haradinaj t’i bashkohet Qeverisë Kurti

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar gjatë ditës së djeshme një takim me liderët e partive opozitare.Nga PDK-ja dhe LDK-ja, thanë pas takimit, se nuk e kanë parë Draftin ndërsa vetëm kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj deklaroi se e ka parë dhe se i njëjti(Drafti) është në përputhje me Kushtetutën.

Ndërsa nuk vonoi shumë dhe Haradinaj në një emision televiziv në orët e mbrëmjes tha se Serbia ka arsye të ndihet fituese, duke iu referuar Draftit të Asociacionit.Por si po shihen këto deklarata të Haradinajt?

Gazetari, Milaim Zeka, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se nuk ka mundur të kuptojë asgjë në dy deklaratat e dhëna dje nga kryetari i AAK-së.Zeka tha se e vetmja gjë që ka mundur të kuptojë është se mund të ketë ndonjë marrëveshje ‘nën tavolinë’ ndërmjet Albin Kurtit ndërkombëtarëve dhe Ramush Haradinajt për t’u futur në Qeverinë Kurti.

“Asnjë gjë nuk kam kuptu as në deklaratën e parë e as në të dytën, vetëm kam kuptu se me duket që ka ndonjë marrëveshje ‘nën tavolinë’ ndërmjet Albin Kurtit ndërkombëtarëve dhe Ramush Haradinajt për t’u futur në Qeverinë e Kurtit”Gazetari Zeka tha se s’ka aspak transparencë lidhur me dialogun prej askujt.

“Ai deklaraoi se e ka parë Draftin ndërsa dy liderët e partive të tjera deklaruan se nuk e kanë shikuar, tani nuk po e di unë kush po rren këtu. Kurrfarë transparence nuk ka prej askujt lidhur me dialogun, të vetmet informacione që po i marrim prej gazetave ndërkombëtare”“Ti s’ke transparencë këtu, gazetarë dhe analista krejt lëshohen në rrugën e spekulimeve, rrej ata rrej na, po bëjmë gara kush po rren më shumë, a ata apo ne” tha Zeka për “Gazeta Blic”.