Milaim Zeka: Pika më e nxehtë e marrëveshjes është Ujmani

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka në një reagim të tij thotë se në Washington po ndodhin zhvillime dramatike.

Sipas tij pika më e nxehtë e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, është Ujmani, shkruan Fokusi.info.

Zeka thotë se Serbia kërkon që Ujmanin ta menaxhojnë të dyja shtetet.

”Zhvillime dramatike ne Washington

Pika më e nxehtë e marrëveshjes është Ujmani. Rreth kësaj pike nuk po pajtohet pala kosovare. Serbia po kërkon që Ujmani të menaxhohet nga të dyja vendet. Kjo i bie sikur Kosova dhe Shqipëria me menaxhu Liqenin e Kukësit.

A do arrihet marrëveshja, të shohim…?!!!”.