Zëdhënësi i Qeverisë: Përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, vlerëson se protesta e organizuar nga PSD-ja kundër shtrenjtimit të rrymës ka përfunduar në mënyrë paqësore përkundër përpjekjeve për ta eskaluar.

Kryeziu, ka falënderuar policinë për ruajtje të rendit dhe qetësisë përgjatë protestës dhe qytetarët për mbështetjen ndaj qeverisë, teksa theksoi se janë duke u angazhuar që të zbusin ndikimin e krizës globale energjetike tek ta.

“Përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore. Për këtë i falënderojmë organet e rendit për profesionalizmin dhe durimin. Gjithashtu i falënderojmë qytetarët për mbështetjen ndaj qeverisë, teksa po angazhohemi që të zbusim sa më shumë ndikimin tek ta të krizës globale energjetike”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.