Milaim Zeka tregon se si do të shkojë në zgjedhje partia e tij

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK), Milaim Zeka, ka bërë me dije partia e tij do të shkojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”, ka publikuar një fotografi ku shihet në shoqëri me deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti dhe ish-deputetin e AAK-së, Rasim Selmanaj.

“Biseda për bashkim parazgjedhor… Partia Euroatlantike e Kosovës shkon e vetme në zgjedhje. Nuk kemi hy në politik as me rrejt, as me vjedhë, as me mashtru!!!”, ka shkruar Zeka.