Milan shënoi fitore ndaj Bologna, me shpresë për Champions (video)

Skuadra e Milanos ka shënuar një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Bologna-s në kuadër të xhiros së 35-të në Serie A.

Milano fitoi me rezultat 2 – 1 kundër skuadrës nga Bolonja.

Rezultatin e këtij takimi e zhbllokuan ‘Rosonerët’, të cilët qysh në minutën e 37-të arritën të kalojnë në epërsi me anë të Suso.

Ishte Fabio Borini, i cili e dyfishoi epërsinë në  minutën e 67-të për 2 – 0.

Mysafirët u kundërpërgjigjen me anë të Mattia Destro, për të rihapur gjithçka, i cili shënoi në minutën e 72-të për 2 – 1.

Për të bërë edhe më të vështirë situatën për skuadrën e Gattuso, ishte Lucas Paqueta, i cili u ndëshkua me kartonin e kuq, në minutën e 74-të. Po ashtu, edhe Nicola Sansone për mysafirët u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90-të.

Me këtë fitore Milan ngritët në pozitën e pestë, në kuotën e 59 pikëve aq sa ka edhe Roma.

Bologna mbetet me 37 pikë, duke qëndruar me vetëm pesë pikë më shumë se skuadra që bie nga liga.

https://streamable.com/gv0id