‘Ki drejt z.Pozhari’: Këshilltari i Arben Vitisë, i komenton vetes në Facebook

Aktivistët e PSD-së kanë shpërndarë një “screenshot” apo pamje nga ekrani, në të cilin në një situatë të sikletshme është përfshirë analisti politik i afërt me VV-në, Xhevdet Pozhari.

Në fakt, siç pretendohet aty, Pozhari është “kapur mat” se ka një profil të rremë në Facebook, me të cilin komenton në statuset e tij në profilin  real.

Sipas kësaj fotografie që po qarkullon nga anëtarët e PSD-së, shihet se si në një postim të Pozharit ku ai kritikon LDK-në, komenton vet Pozhari, duke e lavdëruar veten me fjalët “Ki drejt zoti Pozhari, ju lumt për angazhimin e drejt ne rrugen drejt”. Pra, një koment me gabime drejtshkrimore, që pretendohej të shkruhej nga një fans i analistit, por që sipas anëtarëve të PSD-së, është shkruar nga vet Pozhari.

Komenti në fjalë është shkruar nga vet profili i Pozharit. Frashër Krasniqi, anëtar i Partisë Socialdemokrate, thotë se Pozhari ka dashur ta shkruaj këtë koment nga profili i tij i rremë, por është habitur dhe këtë e ka bërë nga profili i tij real.

“Ky është ai momenti kur don me i komentu vetes me profil t’rrejshëm, por harron me e ndërru profilin”, shkruan Krasniqi.