Milot Rashica pas ndeshjes së sotme, ku edhe shënoi një gol të bukur

Milot Rashica ka shkëlqyer edhe sot në fanellën e Werder Bremenit.

Ylli kosovar ka shënuar dhe ka asistuar në barazimin 2:2 ndaj Freiburgit.

E vushtrriasi pas ndeshjes ka thënë se kjo ndeshje është dashur të fitohet.

“Nuk është që po luajmë keq si skuadër. Ne kishim lojën nën kontroll por është dashur ta kryejmë lojën më herët”, ka thënë Rashica pas ndeshjes.

23 vjeçari ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar dy asistime në tetë ndeshjet e fundit te Werder Bremen.