Tërmet i fuqishëm në Malin e Zi, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur mëngjesin e sotëm në Malin e Zi.
Raportohet se lëkundja e tokës ka qenë me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe është regjistruar në orën 04:06.

Sipas të dhënave nga Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMSC) epiqendra e tërmetit ishte rreth 72 km nga Podgorica dhe 28 km nga Nikshiqi.

Thellësia e tërmetit ka qenë 10 km.

Lëkundjet e tokës janë ndier edhe në Kosovë.

Ende nuk ka të dhëna për dëme të mundshme, ndërsa sipas informacioneve të ZHMS-së mund të jetë shkaktuar në zonën qendrore.

Lëkundjet e tokës të kësaj shkalle i përkasin grupit të tërmeteve mesatare të forta, të cilët mund të shkaktojnë dëme në objektet e ndërtuara dobët, derisa ndihen nga shumica e qytetarëve në atë rajon.