Mimoza Kusari-Lila: Thaçi ka kryer tradhëti kombëtare

0
268
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mimoza-Kusari Lila ka thënë se Hashim Thaçi nuk do t’ua dorëzojë Fatmir Limajt e Shpend Ahmetit dokumentacionet e dialogut, pasi aty shihet se ai ka kryer tradhti kombëtare duke folur për ndryshim të kufijve.

Sipas Kusari-Lilës nëse i dorëzon ato dokumente ku shihet pazari me kufijtë, Thaçi duhet ta lëshojë zyrën e presidentit.

“Nuk do ta dorëzojë [dokumentacionin], sepse presidenti e di se nëse e dorëzon materialin ku ka folë për ndryshim të kufijve, ai duhet ta lëshoj zyrën e presidentit të Kosovës. Ai ka bë shkelje të kodit penal dhe tradhti kombëtare se flet për ndryshim të territorit”, ka thënë Kusari në FRONTAL të T7, raporton Gazeta Express.

Ajo thotë se çështja e ndryshimit të kufijve Kosovës-Serbi është diskutuar shumë gjatë dhe shumë seriozisht.

“Po duket se kanë diskutuar shumë gjatë e seriozisht këtë punë. Nuk është diskutuar kjo çështje në kafe. Këtu ka pasur dokumente, harta e diskutime për territor. Nuk do t’i bëjë publike që ka qenë pjesë e tyre”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë sa i përket vazhdimit të dialogut dhe ekipit të unitetit, ajo thotë se Thaçi i sheh ata si asistencë.

“Asgjë spo zhvillohet. As pala serbe as kosovare spo marrin pjesë në dialog. E ki një ekip negocaitor me dy bashkëudhëheqëse të cilët thonë se e kanë gjithçka në dorë dhe se e kontrollojnë Thaçin. Dhe e ke një president i cili këtë ekip e sheh si asistencë për të”, ka përfunduar ajo.