PSD-ja mbështet protestën e OVL UÇK-së kundër veprimeve të fundit të Gjykatës Speciale

Partia Socialdemokrate mbështet dhe i bashkohet protestës së organizuar nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër veprimeve të fundit të Gjykatës Speciale, kështu ka njoftuar Dardan Molliqaj përmes një postimi në facebook.

“Kjo Gjykatë doli jashtë Kosovës duke akuzuar sistemin vendor për paaftësi në administrim të drejtësisë. Por, nga asnjë Gjykatë e Kosovës nuk kanë rrjedhur më shumë dosje, emra e prova sesa nga vetë Gjykata Speciale”, transmeton Fokusi.info.

Postimi i plotë:

Partia Socialdemokrate mbështet dhe i bashkohet protestës së organizuar nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër veprimeve të fundit të Gjykatës Speciale. Përgjimet e përndjekjet kundër ish luftëtarëve janë përpjekje e Gjykatës për t’i mbuluar dështimet e veta.

Kjo Gjykatë doli jashtë Kosovës duke akuzuar sistemin vendor për paaftësi në administrim të drejtësisë. Por, nga asnjë Gjykatë e Kosovës nuk kanë rrjedhur më shumë dosje, emra e prova sesa nga vetë Gjykata Speciale.

Arbitrariteti e pabarazia midis palëve në procedurë nuk mund ta ketë kurrë rezultat drejtësinë. Një Gjykatë e padrejtë sjell represion.
Solidaritet!