Ministri Abrashi zotohet se brenda pak ditësh do të rihapen autoshkollat

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të hënën (08.06.2020) ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Autoshkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli, bashkë me përfaqësuesit e tjerë, Afrim Islami dhe Driton Presheva.

Ministri Abrashi ka dëgjuar të gjitha kërkesat që autoshkollat kanë adresuar përmes përfaqësuesve të tyre. Ai tha se e kupton shqetësimin e tyre për situatën e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19.

Me këtë rast, u zotua se brenda pak ditësh do të krijohen mundësitë për rifillimin e punës së autoshkollave dhe mbajtjes së testimeve.

Federata e Autoshkollave të Kosovës, shprehën mirënjohje për gatishmërinë e ministrit Abrashi që të dëgjojë dhe trajtojë kërkesat e kësaj kategorie.

Indeksonline sot ka shkruar për kërkesat e Federatës së Autoshkollave të Kosovës.