Sindikata e QKUK-së alarmon për ikjen e infermierëve, i bën thirrje Qeverisë të reflektojë

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ka thënë se është duke e përcjellur me shqetësim të madh ikjen e profesionistëve shëndetësor nga QKUK, e në veçanti të infermierëve, duke i bërë thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të reflektojnë.

“A.G., L.I., G.S., K.D., V.I., G.K., janë vetëm disa nga mbi 500 infermierët e larguar nga Kosova vetëm gjatë këtij viti. Ndërsa në përgatitje që të largohen gjatë vitit 2023 janë edhe rreth 1500 infermier. Padyshim që meritojnë një vëmendje institucionale, mirëpo edhe përpjekje serioze dhe maksimale për ta ngadalësuar këtë trend, duke ofruar kushtet për punë por edhe ngritje pagash”, thuhet në komunikatën e Sinidikatës.

Sindikata tha se infermierët e Mjekimit Intenziv, Teknikët e Anestezionit, Istrumentaret, infermierët e Qendrës Emergjente, ndërsa në përgjithësi infermierët kualitativ dhe me eksperiencë, janë ata që po targetohen dhe rekrutohen nga punëdhënësit e huaj,

“Ikja e tyre do i vendoste para kolapsit total secilën nga këto klinka të lartpërmendura, pasi janë pikërisht këta profesionist që i mbajnë këto klinika “Up and Running”, pavarësisht mungesës së mjekëve. Roli i tyre është kyç në funksionimin normal të punës”, lexon tutje komunikata.

“Andaj në vend të presionit, shtypjes, degradimit personal dhe profesional, të krijohen kushte të sigurta dhe më të mira pune, të respektohen këta profesionist dhe roli i tyre, t’u njihet puna dhe angazhimi si dhe të respektohen si profesionist shëndetësor, të mos zhvendoset fokusi i tyre nga kujdesi për qytetarin në fushën administrative dhe korrieri”.

“Urojmë që edhe nga këta profesionist mos të largohen nga Kosova, sepse atëherë do shihet vërtetë kolapsi në këto klinika, ndërsa të njëjtit nuk ka mundësi të zëvendësohen, pasi një profesionist i tillë nuk krijohet brenda muaji, e në anën tjetër qytetarët do e pësojnë më së shumti”.