Ministri Aliu deklarohet për pazarin 16 milionësh: Nuk e ndjej veten përgjegjës

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është deklaruar për raportimet mbi keqpërdorimet në tenderin për mirëmbajtjen e dy autostradave në vlerë prej mbi 16 milionë euro.

Ministri Aliu tha se nuk e ndjen veten përgjegjës për të gjeturat e auditorit, duke shtuar se po shqyrtohen ato gjetje.

“Jo nuk e ndjej vetën përgjegjës në këto gjetje të auditorit. Shkeljet jemi duke i shqyrtu, shkeljet që janë gjetë duhet të trajtohen dhe të korrigjohen dhe disa shkelje duhet të merret prokuroria”, tha Aliu.

Ai tha se niveli i përgjegjësisë shkon në bazë të rastit që shqyrtohet, pasi që jo të gjitha dokumentet i nënshkruan ministri.

“Niveli i përgjegjësisë shkon deri tek sekretari dhe në disa raste tek ministri”, shtoi ministri Aliu në televizionin publik.