Molliqaj solidarizohet me kërkesat e sindikalistëve: Të drejtat e punëtorëve janë të patjetërsueshme

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është solidarizuar me protestën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), të cilët kërkojnë miratimin e Ligjit për Paga.

Molliqaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se të drejtat e punëtorëve janë të patjetërsueshme, ndërsa organizimi sindikal është i domosdoshëm.

“Jetesa e punëtorëve është vështirësuar prej krizës ekonomike. Ndërhyrja e institucioneve ishte e vonshme dhe e gabuar. Kërkesat e sindikatave do të lehtësojnë jetën e punëtorëve. Në solidaritet me sindikalistët!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të drejtat e punëtorëve janë të patjetërsueshme, ndërsa organizimi sindikal i domosdoshëm.

Jetesa e punëtorëve është vështirësuar prej krizës ekonomike. Ndërhyrja e institucioneve ishte e vonshme dhe e gabuar.

Kërkesat e sindikatave do të lehtësojnë jetën e punëtorëve. Në solidaritet me sindikalistët!