Ministri Murati sot në interpelancë për shtesat e pensionistëve

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në orën 10:00.

Gjatë kësaj seance do të ketë interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë” , transmeton Fokusi.info.

Poashtu pritet të shqyrtohet Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për formimin e komisioneve parlamentare si dhe zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit.