Ministri Murati sqarohet për punën e pagesave për veteranët e UÇK’së nga Shqipëria

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar lidhur me pensionet e veteranëve të UÇK-së nga Shqipëria, të cilat ua ndaloi Qeveria e Kosovës.

Murati përmes një postimi në Facebook ka thënë se pensionet janë ndaluar për disa veteranë që kanë të ardhura tjera, transmeton Fokusi.info.

Ai shtoi se vetëm po e zbatojnë ligjin, duke theksuar se në momentin që një veteran ka të ardhura tjera, nuk mund të përfitojë nga pensioni i veteranit.

“Veteranët e UÇK-së që i plotësojnë kushtet sipas ligjit, përfshirë edhe ata në Shqipëri, vazhdojnë të marrin pensionin e veteranit. Pensionet janë ndalur për disa veteranë të cilët kanë të ardhura tjera, kriter ky që aplikohet edhe ndaj veteranëve të UÇK-së në Kosovë”, ka shkruar Murati.

Postimi i plotë:

Vetëm po zbatojmë ligjin!

Veteranët e UÇK-së që i plotësojnë kushtet sipas ligjit, përfshirë edhe ata në Shqipëri, vazhdojnë të marrin pensionin e veteranit.

Pensionet janë ndalur për disa veteranë të cilët kanë të ardhura tjera, kriter ky që aplikohet edhe ndaj veteranëve të UÇK-së në Kosovë.

Pra momentin që një veteran ka të ardhura tjera, nuk mund të përfitojë nga pensioni i veteranit. Këtë e përcakton ligji, pavarësisht vendndodhjes.

Andaj nuk qëndron ajo që po tentohet të paraqitet në disa media.