Ministri Murati tregon se kur dalin 100 eurot shtesë të premtuara nga qeveria

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka treguar se kur qytetarët do t’i marrin nga 100 euro të premtuara nga Qeveria.

Murati ka thënë se, pensionistët do t’i marrin me 15 ose 18 prill 2022.

Sektori publik në fund të muajit.

Sektori privat duhet të plotësojnë një formular nga ATK.

Kurse, studentët duhet të plotësojnë një formular në E-Kosova.

Kështu ka bërë të ditur ministri Murati në ATV.